FIER- Tregtarët e Fierit janë përplasur sot me punonjësit e tatimeve për shkak të mospagesës së TVSH-së. Dhjetëra tregtarë të shumicës dhe pakicës që ndodhen në qendër të qytetit kanë kundërshtuar kontrollin e ushtuar nga policia tatimore e mbështetur nga policia e rendit për mallrat që ata kanë në dyqane nëse e kanë me faturë tatimore apo jo.

Tregtarët kanë pohuar se në dyqanet e tyre, ka mall që është stok prej shumë vitesh, ndërkohë që kanë faturë shoqërimi malli por jo faturë tatimore. “Atë faturë ta kërkojnë tek tregtarët e shumicës në Tiranë apo ku e marrim ne mallin”, janë shprehur ata.

Tregtarët kanë pohuar se kontrolli i tatimorëve kryhet sepse nuk kemi sponsorizuar për fushatë elektorale partitë në pushtet. Mbi 20 tregtarë kanë mbyllur dyqanet dhe kanë kundërshtuar duke mos i lënë punonjësit e policisë tatimore që tu sekuestrojnë mallin.

 

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: