Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se për ditën e Diel vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike për shkak të depërtimit të masave ajrore të thata dhe më të ngrohta me origjinë jugore.

Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin përjashtuar vranësirat fare të pakta kalimtare në relievet e larta malore në lindje. Mjegull e dendur / mjegullinë në orët e mëngjesit për shkak të reshjeve të dëborës dhe në zonat luginore të vendit.

Era parashikohet të fryjë me drejtim verilindje – juglindje me shpejtësi mesatare 1-7 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare, zonave luginore dhe në male era fiton shpejtësi 8-12 m/sek shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla

Shkodër 0/12 Diell

Kukës -5/7 Diell

Lezhë 1/13 Diell

Dibër -6/6 Diell

Durrës 1/14 Diell

Tiranë 0/14 Diell

Elbasan -1/13 Diell

Berat -2/14 Diell

Vlorë 1/14 Diell

Korcë -5/7 Diell

Gjirokastër -4/12 Diell

Sarandë 0/14 Diell

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: