KORCE

Drejtori i përgjithshëm i emergjencave civile Haki Cako së bashku me kreun e ARRSH Haki Cako kanë inspektuar situatën e rrugëve në Korçë pas reshjeve të borës. Në një lidhje telefonike për News24, Haki Cako tha se situata nuk është emergjente, por e vështirë.

Ai i bëri apel drejtuesve të mjeteve të vendosin zinxhirët dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit.

“Jemi në situatë të vështirë, por jo ne situatë emergjente. Po vlerësojmë situatën hap pas hapi, me e vështirë gjendja ne zonat e thella malore. Po mbajmë kontakte me te gjithë prefektët dhe jemi në gatishmëri për të përballuar çdo të papritur të motit. Kompania kontraktore vazhdon punën për hapjen e rrugëve dhe hedhjen e skories. Po vlerësomë situatën dhe jemi gati për të ndërhyrë edhe me mjetet tona. Më problematik paraqitet rrethi i Korçës dhe Pukës. I bëjmë apel të gjithë drejtuesve të mjeteve të përdorin zinxhirët, pasi shumë mjete të vogla”- tha Cako.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: