Rreth 6 mijë banorë të Krujës kanë mbetur pa energji elektrike si pasojë e motit të keq, që prej disa orësh ka përfshirë disa zona të vendit.

Balkanweb ka mësuar se si pasojë e erës së fortë dhe reshjeve të dendura të shiut, kanë pësuar avari linjat e furnizimit të energjisë elektrike.

Problematike situata mbetet për rreth 3 mijë banorë të Borizanës, Bilajt, qytetit të Krujës dhe disa fshatrave të tjerë.

Grupet e OSHEE janë në gadishmëri dhe po punojnë për lokalizimin e defekteve.

Oshhe 1
Oshhe 1

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb