KOSOVË- Moti i keq ka përfshirë edhe Kosovën ku reshjet e dëborës kanë sjellë një situatë të rënduar në qarkullim.

Por probleme janë krijuar edhe me fluturimet ajrore. Mediat kosovare shkruajnë se deri tani janë anuluar tre fluturime për shkak të reshjeve të dëborës.

Ndërkohë aeroplani i nisur sot nga Cyrihu i Zvicrës për në Prishtinë, nuk ka mundur të ulet në aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari” për shkak të borës dhe stuhisë së madhe. Aeroplani është detyruar të ulet në Maqedoni.
aeroplani prishtine

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: