Nesër, ditë e diel, 12 janar 2025 do të anulohen lundrimet Durrës-Bari dhe anasjelltas, për shkak të motit të keq në vend.

Pritet që nesër era të fryjë fuqishëm nga veri-lindja, teksa forca e detit pritet që të jetë 8 deri në 9 ballë. Ndërsa, do të lundrojë trageti i linjës Ankora-Durrës.

Parashikohet që tragetet e linjës Bari-Durrës dhe anasjelltas të bëjnë rinisje të hënën në mbrëmje nga të dyja brigjet.

Agjencitë detare kanë njoftuar pasagjerët për këtë anulim. Edhe anijet tregtare dhe peshkarexhat do qëndrojnë në kalata derisa moti të përmirësohet.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb