TIRANE

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka dhënë informacion për situatën në vend si pasojë e motit të keq me erëra të forta. ARRSH njofton se ka pasur disa tabela të rrezuara dhe ka dëmtim të sinjalistikës vertikale në aksin Thumanë-Milot.

Gjithashtu ARRSH bën me dije se kompanitë e mirëmbajtjes janë në terren dhe në gatishmëri bashkë me Policinë Rrugore, ndërsa i bën apel shoferëve të lëvizin me shpejtësi të reduktuar.

Njoftimi i plotë nga ARRSH:

Si pasojë e erërave të forta në akset
??Milot-Lezhë-Shkodër,
??Thumanë-Milot ka pasur disa tabela të rrezuara dhe ka dëmtim të sinjalistikës vertikale. Gjithashtu mbas Mamurrasit në drejtim të Lezhës vijon erë me intensitet rë lartë.
??Në segmentin Tiranë-Elbasan ka pasur rënie të një peme në trup të rrugës, grupi i punës është në vendndodhje dhe ka punuar për pastrimin e rrugës dhe rihapjen e qarkullimit.
??Kompanitë e mirëmbajtjes janë në terren dhe në gadishmëri bashkë me Policinë Rrugore.
⭕️Njoftohen përdoruesit e mjeteve të lëvizin me shpejtësi të reduktuar për të evituar aksidentet e mundshme, si dhe të shmangin akset problematike nga era e fortë.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb