Reshjet e dendura të shiut dhe moti i keq në vendin tonë vazhdojnë të krijojnë probleme. Erërat e forta dhe shiu i dendur që ka rënë gjatë natës ka bërë qe disa pisha të bien e të bllokojnë aksin nacional Krujk-Fushë Krujë në vendin e quajtur Krastë.

Për pasojë është bllokuar kalimi në këtë aks.
Ndërkohë që në Kurbin ndodhet një gjendje alarmante. Uji ka hyrë në shumë banesa  dhe biznese.
Banorët shprehen se kjo gjendje nuk është parë ndonjëherë prej tyre.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb