Si pasojë e motit të keq në Vlorë, era e fortë ka dëmtuar fiderin “Vlora 1”, prej 6kV, duke rrëzuar shtyllat.

Ekipet e defekteve ndodhen në terren duke riparuar rrjetin, i cili furnizon një pjesë të spitalit rajonal.

OSHEE bën me dije se, moti i keq është i disfavorshëm për një rikthim të shpejtë të energjisë, megjithatë stafet dhe masat shtesë të marra në kushtet e emergjencës, do reduktojnë kohën e riparimit të fiderit që ndodhet në zonën e TEC-it, Vlorë.

Ndërkohe në veri, problem është dëbora. Në fshatrat e Pukës, konkretisht ne Midë, 1800 m mbi nivelin e detit, elektricisteët po përballen me pengesat e dëborës për të riparuar fiderin, 70 km larg Pukës.

Ky fider furnizon antenat e tv për zonen e veriut dhe të ushtrisë.

Whatsapp Image 2019 02 03 At 11.17.03

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: