VLORE- Deputetja e Partisë Demokratike për Qarkun e Vlorës, Nada Meçorapaj, ka ndjekur me vëmendje situatën nga përmbytjet në këtë qark. Për shkak të reshjeve të dendura të shiut, situatë emergjente është krijuar në Bashkinë e Selenicës, ku rrezikon të shembet Ura e Gjormit.

Shkak për situatën e krijuar dhe rrezikun për shembjen e Urës është marrja pa kriter e inerteve.

Në disa njësi të Bashkisë së Selenicës, në Sevaster, Brat, dhe një pjesë e Vllahinës, mungon energjia elektrike që mbrëmjen e të mërkurës. Gjithashtu, ka rrëshqitje dherash në disa rrugë që lidhin fshatrat, ndërsa aksi Velçë-Selenicë është i bllokuar.

Deputetja Nada Meçorapaj, dhe kryetari i Bashkisëk Përparim Shametik i kërkojnë qeverisë qëndrore të ndërhyjë për normalizimin e situatës.

Deri tani situata është përballuar nga mjetet e bashkisë, por nëse reshjet vazhdojnë të jenë të dendura, siç janë parashikimet, situata rrezikon të bëhet e papërballueshme.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb