Prej ditës së djeshme reshjet e shiut kanë vijuar në të gjithë qarkun e Elbasanit.

Gjatë ditës së djeshme kanë rënë 30 mm shi. Ndërkohë situata paraqitet problematike në të gjithë qarkun.

Akset rrugore nacionale e rurale janë të hapura, ndërsa ka pasur prani inertesh në sasi të vogël në aksin rrugor Elbasan-Gjinar dhe Gramsh-Moglicë, por që me ndërhyrjen e autoriteteve janë pastruar.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: