TIRANË- Meteorologët pohojnë se situata e reshjeve do të vijojë njësoj edhe për 24 orë të tjera në të gjithë vendin. Në një lidhje telefonike për News24 sinoptikania e Meteoalb Tanja Porja tha se të premten në mesnatë pritet pakësim i reshjeve. Më problematike sipas saj, situata e reshjeve do të jetë në jug të vendit dhe Fier.

“Deri tani ka qenë dhe mbetet problematike zona veriore deri në mesnatë, reshjet do qëndrojnë në qendër dhe në jug nga mesnata deri në mëngjesin e të premtes.
Jugu mbetet me reshje me intensitet më të lartë deri në orët e pasdites të së premtes. Të premten në mesnate ulet intensiteti i reshjeve”, tha Porja.

Ajo u shpreh se deri tani zonat më problematike për nga reshjet në veri janë Puka, Peshkopia, Shkodra, Tirana dhe në jug, Fieri, Berati, Korça e Vlora, Saranda e Gjirokastër.

Sipas sinoptikanes, sasia më e madhe e reshjeve do jetë në mesnatë dhe paraditen e nesërme, në zona si Gjirokastra, Përmeti, Tepelena që parashikohet të kenë sasinë më të madhe të reshjeve në orët në vijim.
“Deri në 4 të mëngjesit të së premtes qendra e vendit do jetë problematike. Nga ora 1 e natës deri në mesdite do kemi reshje me intensitet mesatar dhe të lartë në zonën Jugore”, tha Tanja Porja.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb