Janë të paktën 21 viktimat e motit të keq në SHBA. Moti ekstremisht i ftohtë në pjesën veri perëndimore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka vazhduar edhe gjatë ditës së sotme duke shkaktuar të paktën 21 të vdekur sipas agjencisë së lajmeve Reuters.


Autoritetet kanë njoftuar se shkollat kane vazhduar të qëndrojnë të mbyllura ndërsa spitalet janë tejmbushur me pacientë si pasoje e probleme të shkaktuara nga acari.
Në Chicago, termometri shkoi deri në minus 29 gradë Celsius, ndërsa në Ëisconsin, minus 34 gradë Celsius. Guvernatorët e shteteve si Ilinois, Miçigan dhe Uiskonsin kanë shpallur gjendjen e jashtëzakonshme.


Ekipet e emergjencës po punojnë për t’iu përgjigjur thirrjeve për ndihmë. I ftohti ekstrem tashmë ka nisur të zhvendoset në pjesën perëndimore të Nju Jorkut ku niveli i dëborës ka shkuar deri në 51 centimetra. Probleme të shumta janë krijuar në transport dhe në aeroporte.


Në mesin e viktimave është një student i Universitetit të Iowa, i gjetur i vdekur jashtë shtëpisë së tij në Detroit. Një burrë tjetër, ish-anëtar i këshillit të qytetit të Ecorse, u gjet i vdekur në Miçigan, ndërsa në Illinois një plak 82-vjeçar vdiq nga hipotermia jashtë shtëpisë së tij.

Në Çikago, ndërkohë, një 75-vjeçar humbi jetën pasi u përplas nga një borëpastruese. Fronti i ftohtë, që shtrihet nga Nju Jorku në Montana, solli temperatura më të ulëta se ato të regjistruara në Antarktidë dhe zyrtarët paralajmëruan se qëndrimi jashtë edhe vetëm për 5 minuta mund të çonte në ngrirje. Ndërkohë, në gjithë Shtetet e Bashkuara, sipas faqes FlightAware.com janë anuluar mbi 2 mijë fluturime.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb