Moti i keq ka goditur rajonin, teksa në Beograd janë krijuar përmbytje të shumta.

Stuhia shkaktoi probleme dhe trafik të rënduar në kryeqytetin serb.

Disa rrugë u mbyllën, për shkak të sasisë tepër të madhe të ujit, raporton mediumi serb B92.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by MOJ – BEOGRAD (@moj_beo_grad_)

Turma të mëdha automjetesh janë krijuar pranë Panairit të Beogradit, në Vozhdovac, në shtrirjen nga Trošarina në Konjarnik, në Petlovo brdo dhe rruga Višnjička është e mbyllur për kalim.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: