Deputetja demokrate e qarkut Kukës, Mimoza Hajdarmataj ndodhet në Tropojë pranë zgjedhësve të saj nga ku jep një tablo të zymtë të situatës nga moti i keq. Ajo deklaron se 15 shtëpi janë dëmtuar, si dhe ambulanca, ura dhe rrugët kryesore. Ajo kërkon ndërhyrjen e ushtrisë.

“Situata në Tropojë emergjente. Si pasoje e reshjeve te shumta si dhe te erës së forte, janë dëmtuar rëndë rreth 15 shtëpi banimi, ambulanca, ura dhe rrugë kryesore që lidhin qytetin me njësitë administrative si dhe lidhëse të fshatrave. Fshatra të tërë pa drita dhe rreziku për rrëshqitje tokash vazhdon të jetë permanent.Përrenj të tërbuar si ai i Murataj, Dedaj, Mejdan, Lug i Zi, Shudenicë etj. po rrezikojnë jetën e banorëve të fshatrave përreth. Në terren duhet te zbresin dhe forcat e ushtrise”, shkruan Hajdarmataj.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb