Për gati 3 orë hidrovori i Karavastasë dhe ai i Darëzezës ka patur ndërprerje të energjisë elektrike, ndërsa rifurnizimi ka rinisur në orën 21:00. Reshjet e shiut dhe moti i keq kanë krijuar problematika, por drejtori i Bordit të Kullimit, Ledio Gjyla, thotë se të gjithë strukturat janë në gatishmëri.

Probleme janë krijuar edhe në hidrovorin e Tërbufit, i cili momentalisht nuk është vënë në punë për shkak të tensionit të lartë. Përgjegjësi i këtij hidrovori thotë se situata vijon të jetë normale.

Ndërsa hidrovorit të Darëzezës iu ndërpre energjia elektrike nga ora 15:00 deri në 18:00.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: