TIRANE– I ftohti dhe dëbora ka mbërritur jo vetëm në zonat veriore, por edhe në Shqipërinë e mesme dhe në bregdet. Tirana dhe Durrës si janë zbardhur nga dëbora pas më shumë se 7 vitesh. Më problematike paraqitet situata në disa akse rrugore në veri të vendit, ndërsa Ministria e Transportit iu bën apel drejtuesve të automjeteve të evitojnë qarkullimin pa zinxhirë. Rruga e Kombit është e kalueshme me zinxhirë.
Në akset kryesore rrugët janë të hapura, ndërsa borëpastrueset po punojnë me kapacitet të plotë për normalizimin e qarkullimit dhe hapjen e rrugëve aty ka bllokime. Më poshtë njoftimi i Ministrisë së Transporteve për situatën e akseve rrugore në qarqet kryesore të vendit.
QARKU | SITUATA E AKSEVE NACIONALE |
Tiranë | Gjatë natës ka patur rreshje bore. Në akset e Dajtit qarkullimi kryhet me zinxhirë duke filluar që nga Lanabregasi.
Po punohet për pastrimin dhe hedhjen e kripës, për shkak të pranisë së akullit në rrugë. |
Durrës
|
Situata e qarkullimit është normale në të gjitha akset e këtij qarku. Nuk ka probleme për qarkullimin. |
Elbasan | Në aksin Elbasan – Qafë Thanë, është bërë pastrimi i aksit dhe është hedhur kripë, për shkak të ngricave. Qarkullimi kryhet pa zinxhirë. Është punuar gjatë natës me borëpastruese dhe me fadromë.
Në aksin Lunik – Steblevë, ka 25 cm borë. Qarkullimi në këtë segment kryhet me zinxhirë. |
Berat | Situata e qarkullimit është normale në të gjitha akset e këtij qarku. Nuk ka probleme për qarkullimin. |
Vlorë | Në Llogora është bërë pastrimi dhe kriposja e aksit. Qarkullimi është normal. Bora është 5 cm. Në Qafën e Llogorasë mjetet borëpastruese janë në gadishmëri. Ka të depozituara edhe sasi kripe. Ne akset e tjera te ketij qarku nuk ka probleme. |
Gjirokastër | Situata e qarkullimit është normale në të gjitha akset e këtij
qarku. Në Qafë Muzinë qarkullimi është normal. Nuk ka probleme për qarkullimin. |
Korçë | Trashësia e borës në aksin rrugor Korcë-Ersekë ka arritur mbi 10cm temp. -3’C. Në këtë aks pastrimi bëhet nga tre borëpastruese. Bora ka patur itensitet të lartë, rekomandohet qarkullimi me zinxhirë osé me goma dimërore. E njëjta situatë paraqitet edhe në aksin Pogradec-Korcë. Situatë e vështirë paraqitet në zonën Qafë Plloçës ku rreshjet janë më të dendura. Nga kontraktori Aldok janë vënë në punë 2 borëpastruese. Qarkullimi kryhet me zinxhirë. Në aksin Pogradec-Dogana Qafë Thanë ka patur rreshje bore dhe rekomandohet të lëvizet me zinxhirë në të dyja kahët e këtij aksi. Nga kontraktori Aldok në këtë aks janë aktivizuar 2 borëpastruese. Në aksin Bilisht – Baban – Hoçisht ka rreth 10 cm borë. Është bërë pastrimi dhe kriposja nga kontraktori.Të gjitha akset e Korçës qarkullohen me zinxhirë. |
Fier | Situata e qarkullimit është normale në të gjitha akset e këtij qarku. Nuk ka probleme për qarkullimin. |
Lezhë | Në aksin Rrëshen – Tuneli i Thirrës, janë marrë masat për pastrimin dhe hedhjen e kripës me 4 borëpastruese. Qarkullimi është normal në të 4 korsitë. Situata e qarkullimit është normale në të gjitha akset tjera të këtij qarku. Nuk ka probleme për qarkullimin.
Segmentet Shpal- Reps dhe Rubik-Rrëshen lëvizet me zinxhirë. Pjesa tjeter qarkullimi normal.
|
Kukës | Në të gjithë Qarkun ka rreshje bore me intensitet të lartë.
Trashësia e borës në aksin Bajram Curri – Valbonë, arrin deri në 100 cm. Mjetet borëpastruese janë në punë. Aksi është i hapur dhe i pastruar. Qarkullimi rekomandohet me zinxhire. Trashësia e borës në aksin Ura e Bujanit – Qafë Morinë, Sopot – Kërn – Tropojë, arrin deri në 40 cm. Mjetet borëpastruese janë në punë duke pastruar aksin. Aksi është i hapur. Qarkullimi rekomandohet me zinxhirë. Trashësia e borës në aksin Bajram Curri – Kam, arrin deri në 50 cm. Mjetet borëpastruese janë në punë. Aksi është i hapur. Kemi prani të erës së fortë. Qarkullimi rekomandohet me zinxhirë. Në aksin Tuneli Kalimashit – Dogana Morinë, trashësia e borës arrin deri në 70 cm. Mjetet borëpastruese janë në punë. Aksi është i hapur. Aksi qarkullohet me zinxhirë. Firma kontraktore ka bërë pastrimin dhe spërkatjen e aksit me kripë. Puna vazhdon pa ndërprerje, pasi ka patur rreshje të dendura bore. Trashësia e borës në aksin Kukës – Bushtricë, K/Domaj – Reç, arrin deri në 70 cm. Mjetet borëpastruese janë në punë. Aksi është i hapur. Qarkullimi rekomandohet me zinxhirë. Aksi Kukës – Ura e Zapodit dhe ka rreth 30 cm borë. Është bërë pastrimi i aksit dhe kriposja. Qarkullimi me zinxhirë. Edhe aksi Krumë – Qafë Prush, Plepa – Kam ka rreth 40-60 cm borë (në Qafë Prush). Qarkullimi kryhet me zinxhirë. Të gjithë kontraktorët janë në gadishmëri me mjete dhe fuqi punëtore. |
Dibër | Në Peshkopi ka rreshje bore me intensitet të lartë.
Në aksin Kuben – Vasie, ka 50 cm borë, qarkullimi kryhet me zinxhirë. Në aksin Peshkopi – Qafë Drajë, ka 50 cm borë. Mjetet borepastruese janë në punë. Aksi është i hapur. qarkullimi bëhet me zinxhirë. Në aksin Qafë Bualli – Peshkopi – Maqellarë – Bllatë ka rreth 30 cm borë. Qarkullimi kryhet me zinxhirë. Trashësia e borës në Ura – Komsi – Ulëz – Ura e Matit arrin deri në 20 cm. Mjetet borëpastruese janë në punë. Aksi është I hapur. Qarkullimi rekomandohet me zinxhirë. Segmenti Bazë – Burrel qarkullohet me zinxhirë. Në aksin Ura e Qytezës – Zerqan, Ura e Cerenecit – Steblevë, ka rreth 50 cm borë, qarkullimi bëhet me zinxhirë.
Në aksin Qafë Bualli – Krastë, ka 35-40 cm borë, qarkullimi bëhet me zinxhirë.
|
Shkoder | Trashësia e borës në aksin Laç – Vau i Dejës – Fushë Arrëz, arrin deri në 30 cm. Mjetet borëpastruese janë në punë. Aksi është i hapur. Qarkullimi rekomandohet me zinxhirë në segmentin Q.Qelë – Pukë- F,Arrëz.
Trashësia e borës në aksin K/Hadroj – Qafë Benë – Rrëshen arrin deri në 30 cm. Mjetet borëpastruese janë në punë. Aksi është i hapur. Qarkullimi rekomandohet me zinxhirë. Nuk ka probleme ne qarkullim në aksin Hani i Hotit – Tamarë.. Ne Rapshe dhe në Tamarë ka rënë pak borë por është pastruar. Është hedhur kripë nga firma kontraktore. Fryen erë e fortë. Qarkullimi pjeserisht me zinxhirë. Trashesia e borës në aksin Fushë Arrëz – Nyja Fushë Dukagjin, arrin deri në 120 cm ( në Qafë Mali). Mjetet borëpastruese janë duke bërë pastrimin e aksit. Aksi është i hapur.Në segmentin Kukës – Shën Mëri kalimi kryhet me një kalim me vështirësi, kurse në segmentin Shën Mëri – Fushë Arrëz rruga është e bllokuar. Qarkullimi kryhet me zinxhirë, me vështirësi. Trashësia e borës në aksin Qafë Mali – Fierzë, arrin deri në 50 cm. Mjetet borëpastruese janë duke bërë pastrimin e aksit. Aksi është i hapur. Qarkullimi kryhet me zinxhirë. Ka prani erërash të forta që bëjnë herë pas here bllokimin e rrugës. Në aksin Koplik – Dedaj – Bogë ka rreth 80 cm dhe në Vrith- Razëm (rreth 80 cm). Rruga po pastrohet nga kontraktori. Kalimi në gjithë aksin rekomandohet me zinxhirë. Të gjitha akset po pastrohen dhe është hedhur kripë. Segmentet Q.Qele-Gomsiqe 20 cm borë, segmenti Gomsiqe-Pukë 40 cm borë, segmenti Pukë –Fushë Arrëz 50 cm borë. Mjetet borëpastruese janë në punë. Aksi është i hapur. Qarkullimi rekomandohet me zinxhirë ne segmentin Qafë Qelë – Pukë- Fushë Arrëz. |
(d.d/BalkanWeb)