TIRANE – Ministria e Mbrojtjes, Shtabi i Përgjithshëm i FA në bashkëpunim me Emergjencat Civile dhe me pushtetin lokal po ndjekin situatën e krijuar si rezultat i reshjeve të rëna gjatë orëve të fundit në vendin tonë dhe problematikën e krijuar prej tyre.

Forcat ushtarake, me kërkesë të Drejtorisë së Përgjithshme të Emergjencave Civile dhe autoriteteve lokale, janë angazhuar për evakuimin e banorëve të përmbytur dhe riparimin e argjinaturave e zhbllokimin e kanaleve në fshatin Pllanë ( Lezhe), njësia administrative Fushë Kuqe (Bashkia Lac), njësia administrative Paskuqan, Zona Babrru (Qarku Tiranë). Gjithsej janë angazhuar rreth 100 forca, gomone, mjete transporti dhe eskavator.

Ministria e Mbrojtjes, nëpërmjet Qendrës së Bashkuar Operacionale është në kontakt të vazhdueshëm me strukturat e Emergjencave Civile dhe forcat ushtarake në terren.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb