DURRES – Era e fortë e me stuhi detare që ka përfshire Adriatikun ka penguar në mënyrë të vecantë mjetet lundruese. Lundrimi i Trageteve u pezullua në të dy brigjet e Adriatikut në Bari e Durrës mbrëmjen e shkuar ndërsa era e fortë pezulloi tërësisht punën në port dhe lundrimin e mjeteve të tonazhit të mesëm e të vogël.

Dallgët përparuan në bregdet duke shkatërruar edhe shëtitoren Taulantia në Durrës. Pjesë të kësaj shqtitoreje u dëmtuan rëndë nga forca e detit ndërsa u shperndanë pergjatë saj dërrasat qe shërbenin për të qëndruar e pushuar qytetaret.

Nga rreshjet e shiut ka patur edhe vështirëdi në qarkullimin e makinave dhe këmbësorëve në rrugë. Prania e ujit ka qënë në disa rrugë të cilat u kaluan me vështirësi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb