GREQI

Rrufeja ka goditur hyrjen e Akropolit, konkretisht pikëshitjen e biletave, duke e shkatërruar plotësisht kioskën e vogël dhe duke lënë të plagosur 2 punonjëse dhe 2 turista, që në atë moment po blinin bileta për vizitën në monumentin e lashtë grek.

Turistët u plagosën nga xhamat e thyer, ndërsa punonjëset nga forca e rrufesë. Athina ka disa ditë me shira të furishëm, madje breshër ka shtruar si dëborë dje dhe sot.

Incidenti në hyrjen e Akropolit, tek shkallët qëndrore, afër kodrës së gjelbër Filopapu ka alarmuar  policinë dhe bashkinë për masa emergjente mbrojtëse të turistëve e vizitorëve. Katër të plagosurit janë transportuar urgjentisht në spital, gjendja e tyre nuk konsiderohet serioze.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb