Shiu i dendur dhe erërat shkaktuan shembjen e një çatie në aeroportin kryesor të kryeqytetit indian Nju Delhi, ku për pasojë një person humbi jetën dhe 3 të tjerë u plagosën. Moti i keq bëri që autoritetet të anulonin fluturimet nga një terminal, thanë zyrtarët.

Një pjesë e tendës u shemb në seksionin e nisjeve të Terminalit 1 të aeroportit të Nju Delhit në orën 5 të mëngjesit (koha lokale), thuhet në një deklaratë të aeroportit të postuar në Platformën X.

“Ka pasur të lënduar. Personeli i shërbimeve emergjente po punon për të ofruar të gjithë ndihmën e nevojshme, si dhe ndihmën mjekësore për ata që kanë nevojë”, thuhet në të njëjtin njoftim.


(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: