Reshjet e pandërprera të dëborës,që vijojnë të bien që prej ditës së djeshme kanë sjellë problematika të shumta në disa fshatra malore në rrethin e Skraparit dhe Poliçanit.
Sipas informacioneve të marra bëhet me dije se në disa zona rreth Tomorrit trashësia e dëborës ka arritur në 25-30 cm, ndërkohë që raportohet se të gjitha akset nacionale të qarkut të Beratit janë të hapura dhe nuk ka fshatra të izoluara nga dëbora.
Gazetarja Eneida Petova raporton për Balkanweb se problematika ka pasur me furnizimin me energji elektike në 8 fshtra të Skrparit dhe Poliçani,të cilët janë pa drita që prej pasdites së djeshme.
Pa drita janë fshatrat: Tomoricë, Potom dhe Bogovë në rrethin e Skraparit pas rënien e një shtylle tensioni të lartë në fshatin Kakrukë dhe fshatrat: Vokopolë, Malas, Dodovec, Xhanar dhe Panarit në bashkinë e Poliçanit.
Burimet zyrtare nga OSHEE-ja Berat konfirmojnë se të gjitha ekipet janë në terren dhe po punojnë për rikthimin sa më të shpejtë të energjisë elektrike në të gjitha zonat ku ka probleme me ndërprerjen e energjisë.
Burimet zyrtare nga shtabi i emergjencave në Prefekturën e qarkut Berat konfirmojnë se në zonat ku vijon ende dëbora,janë në terren borëpastrueset dhe punonjësit e bashkive Skrapar dhe Poliçan, për të pastruar rrugët dhe zonat ku mund të letë bllokime nga reshjet e dëborës.
(Balkanweb)