VLORE

Trageti i linjës Vlorë-Brindisi është përplasur sot me kalatën e portit.  Mësohet se në momentin e përplasjes, trageti ka qenë i ankoruar në port kur stuhia dhe dallgët e mëdha e kanë shtyrë drejt pankinës.

Drejtuesit e tragetit po luftojnë me dallgët dhe erën e fortë. Sipas drejtuesve të tragetit kjo situatë ka ardhur si pasojë e mungesës së barrierës mbrojtëse në portin e Vlorës.

Porti i ri i qytetit është pa barierrë mbrojtëse.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb