TIRANE

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, konkretisht Drejtoria Rajonale Tiranë bën me dije se po punojnë për rritjen e sigurisë në furnizimin me energji elektrike në kryeqytet.

Sipas OSHEE, ndërhyrja në fidera dhe masat e ndërmarra pritet të lehtësojnë ngarkesën ne rrjet përgjatë këtyre ditëve me temperatura të ulëta.

“Drejtoria Rajonale Tirane, Njesia 1, janë duke punuar aktualisht për rritjen e sigurisë ne furnizimin me energji elektrike, duke ndërhyrë ne dy fidra pranë Unazës se Re, Astiri, etj. Këto masa pritet te lehtësojnë ngarkesën ne rrjet përgjatë ditëve me temperatura te ulëta”- bën me dije OSHEE.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: