Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, OSHEE Sh.A,  po ndjek me vëmendje problematikën e shfaqur në rrjetin elektrik si pasojë e motit të keq me reshje shiu dhe situatën e furnizimit me energji elektrike.

Bazuar në planin e masave të divizionit të Shpërndarjes në kompaninë OSHEE, në terren janë angazhuar rreth 2200 punonjës, në nënstacione, fidra dhe nivel kabinash.

Nga të dhënat më të fundit që raportohen nga dispeceritë rajonale në 11 rajonet e OSHEE në vend, vërehet përmirësim i situatës së furnizimit me energji në raport me orët e mëngjesit dhe ditës së shkuar, kur pati reshje shiu në formë stuhie si pasojë e erërave të forta.

OSHE situata (1)

OSHEE sqaron se në disa zona stakimi i energjisë elektrike ka qenë i detyruar si masë sigurie me qëllim shmangien e rreziqeve për punonjësit që punojnë prej 48 orësh në terren pa ndërprerje për riparimin e defekteve.

Nga 15 fidra që janë aktualisht jashtë pune, më shumë se gjysma e tyre janë  stakuar nga OSHEE për shkak të përmbytjes së Nst dhe kabinave, kryesisht në pjesën jugore të vendit ku shtrihet Vjosa, por edhe Osumi.

OSHE situata (3)

Sikurse shikoni nga fotot, për shkak të daljes nga shtrati të lumit Vjosë, si rezultat i reshjeve të dendura të ditës së djeshme janë stakuar si masë sigurie për efekt të përmbytjeve fiderat Fratar, Klos të N/St Poçem dhe Fiderat 6, 20 dhe 25 të N/St Kafaraj.

Rajoni më i prekur nga defektet vijon të jetë rajoni Gjirokastrës. Janë riparuar plotësisht defektet në rajonin e Durrësit dhe në rajonin e Elbasanit.

Në zonat rurale paraqitet e vështirë puna për riparimin e  defekteve pasi linjat janë kryesisht ajrore gjë që sjell dhe vonesë në riparimin e tyre.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb