DURRES

Qyteti bregdetar i Durrësit është përfshirë nga një mot i paqëndrueshëm, i cili ka krijuar probleme në disa sektorë në port. Për shkak të motit të keq, sektori i peshkimit dhe ngarkim-shkarkimit ka pezulluar punën deri në përmirësimin e kushteve klimaterike.

Ndërkohë, Drejtoria e Përgjithshme Detare informon Lundërtarët dhe pronaret e mjeteve detare, operatoret ne portet e RSH dhe hapësirën detare, qe sot bregdeti ynë do te përfshihet nga erëra me shpejtësi deri 20 m/s nga drejtimi Jug-Jug-Perendim dhe forca deti 7-8 shkalla Boufort.

Ndërkohë bëhet një apel për të gjitha subjektet qe operojnë ne fushën e detarisë te marrin masa për sigurimin e mjeteve ne porte dhe te rritet shkalla e gatishmerise se ekuipazhit ne mjete.

Ndërkohë, me urdhër të kapitenerisë detare, asnjë anije e tonazhit te mesem dhe te vogel nuk do të lejohet te dal ne det te hapur deri ne nje urdher te dyte. Sipas burimeve nga kapiteneria e pergjithshme tragetet kane mberritur dhe pritet te nisen ne oraret e percaktuara.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: