Një mot i papritur i keq ka përfshirë lindjen e Francës, ku breshëri me madhësinë e topave të ping – pongut ka rënë mbi xhamin e një makine dhe e ka krisur atë.

Shoferi i makinës kafilmuar momentin kur breshëri bie papushim dhe e kris xhamin. Ngjarja ka ndodhur në Auvergne-Rhone, ku breshëri ka shkaktuar dëme të mëdha materiale. Madje, si pasojë e motit të keq, një grua 51 vjeçe ka humbur jetën, shkruajnë mediat europiane.

Ministri francez i Bujqësisë Didier Guillaume, ka bërë të ditur se shteti do të deklarojë gjendjen e emergjente dhe të ballafaqohet me pasojat e shkaktuara. Si pasopjë e motit të keq në shtetin francez, së paku 12 vetë janë lënduar, kurse mbi 2 mijë shtëpi janë pa energji elektrike.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: