Moti i keq që përfshiu Durrësin gjatë ditës së sotme ka shkaktuar përmbytje në rrugët periferike, ndërsa situata paraqitet më problematike në lagjen nr. 18, pranë stadiumit.
Gaeztarja e News24 Klodiana Haxhiaj raporton se sasia e dendur e e rreshjeve ka shtuar praninë e ujit në disa centimetra, pothuajse në lartësinë e trotuarëve, duke vështirësuar qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve.
Durrësi është përfshirë ditën e sotme nga reshje shiu dhe erë e fortë me shpejtësi deri në 13 m/s, duke shkaktuar thyerjen e disa pemëve dekorative.