Reshjet e shiut të paralajmëruara kanë përfshirë Shqipërinë, duke sjellë edhe probleme në shumë zona. Përveç bllokimit të disa rrugëve, moti i keq ka bërë që mësimi të pezullohet në disa rrethe. Në Gjirokastër, Drejtoria Arsimore Rajonale ka pezulluar mësimin për ditën e nesërme, datë 1 dhjetor.

“Për shkak të kushteve të rënduara të motit mësimi i ditës së nesërme (datë 1 dhjetor) do të realizohet një ditë të shtunë. Lutem shpërndani njoftimin në mënyrë që të arrihet lajmërimi i të gjithë nxënësve”, ka njoftuar DAR Gjirokastër.

puke-prishet-catia

puke-prishet-catia-1

Ndërkohë në Pukë, gazetari Armir Mehaj raportoi për “BalkanWeb” se për shkak të reshjeve është shembur çatia e spitalit dhe është dëmtuar çatia e shkollës. Për këtë arsye është ndërprerë mësimi deri në një urdhër të dytë. Fatmirësisht nuk ka persona të lënduar, ndërsa autoritetet vendore por punojnë për rregullimin e ambienteve.

puke-prishet-catia-2

puke-prushet-catia-4

puke-prishet-catia-5

puke-prishet-catia-7

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb