Strukturat e Policisë së Shtetit, konkretisht Policia Rrugore , Policia e Rendit dhe FLO që prej mbrëmjes së djeshme kanë kaluar në shërbim të përforcuar për t’u ardhur në ndihmë qytetarëve për shkak të situatës së rënduar nga reshjet e shiut dhe të dëborës, si dhe në disa Drejtori të Policisë në Qarqe janë ngritur e funksionojnë grupet e emergjencës.

Sipas policisë situata në disa qarqe si pasojë e motit të keq me reshje dëbore dhe shiu paraqitet si më poshtë deri në orën 18:00:

Korçë
Akset rugore Korçë-Qaf-Qarr-Voskopojë-Dardhë dhe PKK Goricë, të kalueshme me zinxhirë.
Në Pogradec për momentin nuk ka probleme.
Devoll. Aksi Bilisht- P.K.K.Kapshticë i kalueshëm me zinxhirë.
Ersekë. Aksi rugor Ersekë- Qaf-Qarr i kalueshëm me zinxhirë.
Aksi Qaf-Thanë –Plloçë i kalueshëm me zinxhirë.

Fier
Në lidhje me situatën e krijuar si pasojë e reshjeve të dendura të shiut në qarkun e Fierit, lumi Vjosë ka dalë nga shtrati, por për momentin s’ka rrezik për banesat, por ka përmbytje të tokave bujqësore në disa fshatra.

Vlorë

Në Gjirokastër , në aksin rrugor Gjirokastër –Kordhocë , në daljë të qytetit , si pasojë e inerteve dhe daljes së ujit në rrugë , qarkullimi është shumë i vështirë.
Është njoftuar Ndërmarrja e Rrugëve .
Në fshatin Vrisera-Gjirokastër , pas ndërhyrjes nga Prefektuara dhe Komuna ku janë hedhur blloqe betoni, lumi ka devijuar rrjedhën. Lumi Vjosë, nuk rrezikon për momentin asnjë banesë në asnjë fshat të rrethit Gjirokastër.
Akset e tjera rrugore në këtë Qark janë të kalueshme.
Në të dy qarqet Vlorë dhe Gjirokastër vijojnë reshjet e shiut.

“Në të gjithë vendin shërbimet e Policisë Rrugore dhe asaj të Rendit janë prezente në akset rrugore kryesore për të monitoruar trafikun e mjeteve me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore. Policia e Shtetit kërkon mirkuptimin e të gjithë drejtuesve të mjeteve për të zbatuar kërkesat ligjore, të bashkëpunojnë me patrullat e policisë rrugore dhe asaj të rendit në territor për të bërë të mundur evitimin e bllokimeve dhe normalizimin e situatës me qëllim shmangien e ngjarjeve aksidentale”, thuhet (ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: