Moti i keq ka përfshirë qarkun e Fierit, ndërsa në orët e pasdites ka pasur probleme në furnizimin me energji elektrike, por edhe përsa i takon përmbytjeve.
Ilmi Saliaj raporton për Balkanweb se si pasojë e erës së fortë ka pasur probleme me energjinë elektrike në disa zona, si Topojë , Frakull dhe Mbrostar.
Ndërkohë nuk raportohen dëme në toka bujqësore apo sera, por situata vijon të mbetet në monitorim të vazhdueshëm.
Por moti i keq ka shkaktuar probleme me përmbytjet në disa rrugë në qytetin e Lushnjes. Dhjetëra automjete rrezikojnë defekte të shumta kur kalojnë në disa akse si kryqëzimi i spitalit, bulevardi kryesor dhe disa pika të tjera.
Mbrëmja e sotme është shoqëruar dhe me ndërprerje të energjisë elektrike jo vetëm në zonat rurale, por edhe në qytetin e Lushnjes.