Policia Rrugore apelon drejtuesit e mjeteve të kenë kujdes në drejtim nisur nga situata e krijuar nga kushtet atmosferike. Shpejtësia, ndriçimi, shenjat e qarkullimit, telefonatat drejt policisë janë disa nga këshillat që jep policia.

“Nisur nga moti i keq, me reshje të dendura shiu në disa zona të vendit kryesisht në Tiranë, Durrës, Elbasan Krujë, Lezhë, Shërbimi i Policisë Rrugore tërheq vëmendjen e drejtuesve të mjeteve të bëjnë kujdes të veçantë sidomos:
Kufiri i shpejtësisë së mjeteve duhet të jetë jo më shumë 50 Km/h nëse dukshmëria është me e vogël se 100 metra.

Në situatën e rënduar të motit në tunele, në hyrje dhe në brendësi të tyre:
Zvogëloni shpejtësinë;
Aktivizoni ajrin riqarkullues të kabinës së mjetit;
Nëse konstatohet rrezik ndaloni para hyrjes së tuneleve;
Mbani krahun e djathtë;
Respektoni shpejtësinë e lejuar të treguar nga sistemi i sinjalizimit;
Aktivizoni sinjalin bllokues në rast rreziku;
Bëni kujdes nga ndryshimi i kushteve atmosferike, mbi sipërfaqen e rrugës;
Bëni kujdes nga ndryshimi ndriçimit në hyrje dhe dalje të tunelit.

Në raste përfshirje aksidentesh duhet të mbani parasysh:
Mos lëvizni nga vendngjarja;
Telefononi menjëherë në numrin 112 dhe prisni mbërritjen e ndihmës së parë;
Jepni informacion për emrin dhe numrin tuaj të telefonit, vendin ku ka ndodhur ngjarja dhe nëse nevojitet ndërhyrja;
Aktivizoni sinjalin bllokues të rrezikut;
Sigurohuni që jeni të dukshëm nga të tjerët (vishni jelek fosforeshentë) dhe evitoni mundësinë e ndodhjes së ndonjë aksidenti tjetër ose rëndimin e pasojave;

Vendosni trekëndëshin e rrezikut në distancë të mjaftueshme;
Ndaloni në të djathtë të karrexhatës nëse është mundësia;
Përdorni mjetet e ndihmës së parë;
Largimi nga vendi i ngjarjes, rrezikon ndalimin dhe arrestimin e menjëhershëm, përveç pezullimit të lejes së drejtimit.

Drejtuesit e mjeteve të evitojnë përdorimin e alkoolit gjatë drejtimit të mjeteve dhe të tregojnë kujdes maksimal për të evituar përfshirjen në aksidente dhe ngjarje rrugore.
#kontribuodhetipersigurinerrugore”, njofton policia.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb