TURQI

Stambolli dhe rajoni i Trakisë në veriperëndim të Turqisë u goditën nga reshjet e dendura të borës dhe erëra të forta që shkaktuan anulime të fluturimeve dhe trageteve.

Kompanitë ajrore  anuluan 66 fluturime ndërkombëtare dhe të brendshme nga aeroporti ‘Ataturk’ në Stamboll më 23-24 shkurt për shkak të kushteve të motit, njoftojnë të dielën mediat lokale duke cituar zyrën për shtyp të kompanisë.

Gjithashtu për shkak të procesit të shkrirjes së akullit në aeroport, disa fluturime u shtynë.

Pas paralajmërimeve për kushtet e ashpra të motit nga Shërbimi Meteorologjik i Shtetit Turk, automjetet për heqjen e borës hodhën kripë në rrugët e Stambollit. Ndërkohë, shumë provinca në Turqinë veriperëndimore u mbuluan gjithashtu me borë gjatë fundjavës.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb