GJIROKASTER

Moti i keq  ka paralizuar qarkullimin në pjesë të ndryshme të vendit, përfshirë këtu rrugë dhe qytete kryesore, duke bllokuar edhe transportimin e qytetarëve pranë spitaleve për emergjenca të ndryshme shëndetësore.

Një rast vjen nga qyteti i Gjirokastrës, ku forcat e zjarrfikëses kanë shoqëruar pak minuta më parë një të moshuar, banor i lagjes Dunavat, për në spitalin e Gjirokastrës pasi autoambulanca e kishte të pamundur kalimin.

Kujtojmë që qyteti i Gjirokastrës, vijon të jetë i bllokuar nga dëbora dhe rrugët  janë  të pakalueshme.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb