JAPONI– Temperaturat e larta kanë shkaktuar të paktën 65 persona të vdekur brenda pak ditësh në Japoni. Agjencia Shtetërore Meteorologjike japoneze njoftoi se vendi po përballet prej një jave me një valë të nxehti të paprecedentë.

Më shumë se 22 mijë njerëz janë dërguar në spital si pasojë e problemeve me zemrën, shkaktuar nga vapa, pjesa më e madhe e të cilëve në moshë të thyer.

Meteorologët njoftuan se situata nuk pritet të ndryshojë edhe përgjatë javëve të para të gushtit.
Të hënën në qytetin e Kumagajas termometri i kaloi 41 gradë Celsius.

“Po përballemi me nivele të paprecedenta vape në disa zona të Japonisë”, deklaroi zëdhënësi i Shërbimit Meteorologjik, Motoaki Takekawa, duke shtuar se këto temperatura të larta ishin një rrezik potencial për jetën e njerëzve.

Autoritetet kanë nisur një fushate mediatike për të këshilluar njerëzit që të konsumojnë sa më shumë ujë, të përdorin ajrin e kondicionuar, dhe të shmangin daljet në çdo orë të ditës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: