Duket se ditët me diell dhe vapë të tmerrshme do të lihen pas. Fundjava do të na dhurojë një mot më të kthjellët dh me vranësira të herëpashershme.

Meteoalb njofton se fundjava paraqitet me kthjellime gjatë paradites, por pasditet do të jenë me vranësira dhe rrebeshe shiu nëpër zonat malore. Gjithsesi, moti do të paraqitet me vranësira, por temperaturat do të jenë në kufijtë maksimalë.

  • foto galeri

Njoftimi i Meteoalb:

Fundjava paraqitet me kthjellime gjatë paradites, por pasditet sjellin zhvillim të vranësirave dhe rrebeshe shiu në zonat malore. Gjatë natë së diel dhe mëngjesit të së hënës vijon me vranësira dhe shira të përkohshëm në pjesën më të madhe të territorit të vendit. Mesdita e së hënës sjell përmirësim të kushteve atmosferike në vend.

Temperaturat:

Temperaturat e ajrit në fundjavë mbeten të larta, në vlerat 35 deri 36 gradë, por java tjetër sjell rënie të ndjeshme të temperaturave me të paktën 7 gradë celcius.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb