SHKODER – Komisioni i Emergjencave Civile në qarkun e Shkodrës ka analizuar situatën e përmbytjeve pas paralajmërimit të IGJEUM, e cila thotë se në basenin Drin-Buna dhe Liqenin e Shkodrës do të vazhdojë të ketë rritje të niveleve të ujit dhe rritje të  hartës së përmbytjeve.

Nesër do të vazhdojë rritja e prurjeve në pjesët e larta malore të basenit duke përfshirë edhe hidrocentralet mbi lumin Drin.

Komisioni i Emergjencave thotë se për arsye të shtimit të rrezikut nga përmbytja, është vendosur të mbahet shenja e paralajmërimit nga përmbytja për Qarkun e Shkodrës.

Nisur nga ky paralajmerim KECQ vendosi të njoftojë të gjithe komunitetin e zonave të Njësisë Administrative të Bashkisë Shkodër dhe Vau Dejës si Guri Zi, Bushat, Berdicë, Ana Malit, Rrethina, Dajc, Velipojë të gjitha fshatrat e këtyre NJA, lagjet Bahcallek, Livade, si dhe të gjitha bizneset që ushtrojnë aktivitet në këto territore, që të kenë kujdes të shtuar nga shenja e paralajmerimit e IGJEUM.

Ndërkohë nga KECQ në mbledhjen e sotme u janë deleguar detyra të gjitha strukturave ne nivel qendror, bashkie dhe NJA për të rritur nivelet e gadishmerisë në zonat e paralajmeruara nga IGJEUM me prezenzen e strukturave të policisë dhe të gjitha shërbimeve në nivel Qarku, për të përballuar cdo situatë të mundëshme në ndihmë të komunitetit të këtyre zonave.

 (BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: