Policia e Shtetit me anë të një lajmërimi shprehet se për shkak të motit të keq me shi dhe me borë në disa zona malore, ka rritur prezencën e saj nëpër rrugë.
Në njoftimin e shpërndarë për mediat, Policia u ka bërë thirrje drejtuesve të mjeteve që të kenë kujdes kur të lëvizin në rrugë. Policia bën thirrje për shoferët që të respektojnë sinjalistikën rrugore, të reduktojnë shpejtësinë dhe të pajisen me zinxhirë kur është e nevojshme.
“Policia e Shtetit
Apel për më shumë kujdes gjatë drejtimit të automjeteve dhe motomjeteve.
👮 Shërbimet e Policisë kanë rritur prezencën në akset rrugore urbane e rurale për shkak të motit me reshje shiu 🌧️ dhe në disa zona malore me reshje dëbore ❄️.
🚜 Firmat kontraktore për mirëmbajtjen e rrugëve po punojnë për pastrimin e rrugëve nga bora dhe për shpërndarjen e kripës, si dhe për pastrimin nga rënia e inerteve në zonat me intensitet të lartë të reshjeve të shiut 🌧️. Deri tani nuk ka asnjë aks rrugor të bllokuar.
Policia Rrugore apelon për drejtuesit e mjeteve që të bëjnë kujdes në lëvizje, të respektojnë sinjalistikën rrugore 📵🚸, të reduktojnë shpejtësinë, të pajisen me zinxhirë dhe goma dimërore dhe të ndjekin udhëzimet e shërbimeve të Policisë Rrugore 👮👮🏻♂️.
📞 Në rast nevoje për ndihmë, telefononi në numrin 112.
#zbatonirregullateqarkullimitrrugor
#Policianesherbiminteqytetareve”, thuhet në njoftim.
(Balkanweb)