Megjithëse nuk janë raportuar probleme nga reshjet e shiut dhe të borës, Ministria e Punëve të Brendshme pohon se shtresa e dëborës do të vazhdojë të jetë prezentë në zonat malore deri në 30-40 cm. Sipas MPB, gjatë 24 orëve të fundit mbi vendin tonë ka mbizotëruar mot me vranësira dhe reshje. Emergjencat Civile pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme njoftojnë se aktualisht të gjitha akset kombëtare janë të kalueshme pa probleme për automjetet. Në disa segmente të rrugëve rurale rekomandohet përdorimi i zinxhirëve për shkak të ngricave.

QARKU SHKODËR
Akset rrugore kombëtare janë të hapura, por në disa segmente të rrugëve rurale qarkullimi i automjeteve rekomandohet të bëhet me zinxhirë.

Segmenti rrugor rural Fushë Arrëz-Qafë Mali-Qafë Shllak ka pasur herë pas here rënie gurësh dhe shembje të skarpateve, por nuk ka probleme për qarkullimin pasi është ndërhyrë nga fimat kontraktore për pastrimin e akseve.

QARKU KUKËS
Në qarkun e Kukësit aktualisht nuk ka asnjë aks kombëtar të bllokuar. Për shkak të ngricave në disa segmente të rrugëve rurale rekomandohet përdorimi i zinxhirëve nga drejtuesit e automjeteve.

Qarkullimi i automjeteve në aksin Tuneli i Kalimashit-Kukës-Morinë qarkullohet normalisht dhe pa zinxhirë. Në  aksin rrugor rural Ura e Zapodit-Shishtavec qarkullimi i automjeteve bëhet me zinxhirë.

QARKU DIBËR
Në akset e Bulqizës, Qafë Bualli-Krastë, Ura e Cerenecit-Steblevë, qarkullimi kryhet pjesërisht me zinxhirë.

QARKU KORÇË
Në qarkun e Korçës të gjitha akset kombëtare janë të kalueshme pa problem ndërsa në rrugët rurale si Korçë – Voskopojë dhe Boboshticë – Dardhë qarkullimi i automjeteve bëhet me zinxhirë për shkak të ngricave.
(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: