KORÇË

Një 49-vjeçar ka aksidentuar me motoçikletë një të moshuar në Korçë. Policia bën me dije se shtetasi me iniciale K.N, 49 vjeç,  duke drejtuar motoçikletën ka përplasur këmbësoren e moshuar me iniciale N.L, e cila aktualisht është dërguar në spitalin rajonal dhe sipas bluzave të bardha gjendja e saj shëndetësore është shumë e rëndë.

Policia dhe grupi hetimor kanë nisur procedurat për zbardhjen e aksidentit.

Njoftimi i policisë:

Më datë 07.09.2019, në lagjen nr.7, shtetasi K.N, rreth 49 vjeç, duke drejtuar një motorçikletë tip “Dayang”, ka aksidentuar shtetasen N.L, rreth 76 vjeçe, banuese në Korçë (këmbësore në rrugë), e cila u dërgua në Spitalin e Korçës, aktualisht në gjendje të rëndë shëndetësore. Drejtuesi i motoçikletës, ndodhet i shoqëruar në Komisariat. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: