Një avion i Delta Air Lines me më shumë se 200 persona në bord u evakuua në pistën e aeroportit të Atlantës të premten në mëngjes pasi një problem në motor shkaktoi pezullimin e fluturimit, duke lënë katër persona të lënduar nga incidenti. CNN shkruan se pasagjerët u larguan nga Boeing 757 në pistën e Aeroportit Ndërkombëtar Hartsfield-Jackson Atlanta në një mëngjes të pazakontë me dëborë.

“Në ngritje nga pista, diçka shkoi keq dhe motori mori flakë. Duhej evakuim urgjent i avionit,” tha James për CNN.

Gjithashtu zyrtarët e linjës ajrore dhe të aeroportit nuk thanë se çfarë e kishte shkaktuar problemin në motor.

“Ekuipazhi i fluturimit të Delta ndoqi procedurat e vendosura për të pezulluar ngritjen në fluturim të 2668 nga Atlanta (ATL) në Minneapolis-St. Paul (MSP) pas një problem me motorin u detektua”, tha Delta në një deklaratë.

Sipas aeroportit, avioni ndërpreu ngritjen në orën 9:10 të mëngjesit.

“Katër pasagjerë raportojnë për lëndime të lehta; njëri u transportua në spital, tre të tjerët u trajtuan në vendngjarje”, thuhet në një deklaratë nga aeroporti.

Të dhënat e gjurmimit të fluturimeve tregojnë se avioni po udhëtonte me një shpejtësi prej rreth 100 milje në orë. FlightRadar24 tregon aeroplanin që ka ndaluar në gjysmën e pistës. Pasagjerja Allison Wade arriti të bëjë video gjatë evakuimit.

“Ka ende tym që buron nga atje. Kjo është çmenduri, tani ne të gjithë po qëndrojmë këtu, në Atlanta. Ne po qëndrojmë këtu në dëborë,” thotë Wade ndërsa tregon avionin Delta në pistë.

Administrata Federale e Aviacionit tha se agjencia do të hetojë incidentin. Bordi Kombëtar i Sigurisë së Transportit i tha CNN se po monitoron ngjarjen. Agjencia hetimore tha të premten në mesditë se nuk ka nisur një hetim zyrtar. Aeroplani kishte 201 pasagjerë, tha Delta, së bashku me dy pilotë dhe pesë stjuardesa.

Incidenti ndodhi në një aeroport që është goditur rëndë nga moti i keq. Aeroporti i Atlantës ka pasur më shumë se 400 fluturime të anuluara që nga ora 11 e mëngjesit të së premtes, më shumë se 40% e fluturimeve të planifikuara në aeroport, sipas të dhënave nga faqja gjurmuese FlightAware. Në mbarë vendin janë anuluar më shumë se 2500 fluturime.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb