PARIS – Motra e njërit prej terroristëve që kryen sulmet në Paris javën e kaluar, Amedy Coulibaly, është një balerinë e suksesshme në të dy anët e Atlantikut. 39-vjeçarja Maimouna Coulibaly është frekuentuese e përhershme e emisioneve televizive, si një prej promotorëve gjeniale ë kërcimit të quajtur “Booty Therapy”.
Të mërkurën, më 7 janar, pak pas masakrës në “Charlie Hebdo”, Maimouna modifikoi profilin e saj në rrjetet sociale, duke u solidarizuar me viktimat.
“Nuk dua të jetoj pas kësaj makabre botërore. I ftoj të gjithë personat që duan të shfryhen, të çlirohen nga tensionet, që shprehin trishtim ose zemërim, të vijnë me ne! Të transformojnë të gjithë këtë trishtim, kolerë, në forcë për ta kaluar”- shkruante Maimouna.
Në atë moment, balerina akoma nuk e dinte se vëllai i saj, Amedy Coulibaly, ushtar i vetëshpallur i ISIS-it, pasi vrau një agjente policie mori peng dhjetëra persona në një supermarket hebre në Paris.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb