BRITANI E MADHE

Meghan Markle dhe Princ Harry përpara pak ditësh publikuan kartolinën e tyre të festave. Bëhet fjalë për një foto të shkëputur nga dita e tyre e dasmës, e cila nuk ishte publikuar asnjëherë më parë. Në të Harry dhe Meghan shfaqen me kurriz duke shijuar spektaklin e fishekzjarrëve në qiell.

Rs 634x1024 181214034013 634 Prince Harry Meghan Markle Wedding Fireworks Lt 121418 Pawire 19841981 1
Rs 634×1024 181214034013 634 Prince Harry Meghan Markle Wedding Fireworks Lt 121418 Pawire 19841981 1

Siç duket kjo nuk i ka pëlqyer aspak motrës së Meghan, Samantha Markle. “Interesante që Dukesha dhe Princi kanë kurrizin e tyre të kthyer. Është kjo ndaj botës apo thjesht për familjen Ragaland dhe Markle? Është pak e trishtueshme.

Përballuni me shpirtin e Krishlindjes”, – ka shkruar Samantha në një postim të pallatit mbretëror në ‘Twitter’. Sipas saj nuk është mirë që për festat e fundvitit t’i kthesh kurrizin botës, sepse në këto ditë duhet të shpërndajmë më shumë dashuri dhe ngrohtësi.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb