TIRANE

Ditën e djeshme motrat e njohura Era dhe Nora Istrefi, kanë publikuar klipin e shumëpritur. Ashtu siç kishin paralajmëruar nëpërmjet postimeve në profilet e tyre në “Instagram”, motrat dhurojnë skena të nxehta në klip, ku shfaqen duke kërcyer nën ritmet e një muzike mjaft ritmike.

“Nuk e di”, quhet kënga që ishte paralajmëruar prej kohësh, por u deshën disa muaj pritje për të ardhur tek publiku. Dy bukuroshet e ekranit, përveçse shfaqen në formë perfekte tek ky klip, bien në sy për faktin që kanë ndryshuar pamje shumë shpesh.

Siç edhe kuptohet puna që fshihet pas kësaj kënge është shumë e madhe, kjo justifikon edhe pritjen e gjatë nga fansat. Edhe njëherë tjetër, vajzat arritën të surprizojnë dhe kënga numëron gati 300.000 klikime brenda 11 orësh.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb