Motrat Lipa, Dua dhe Rina po “pushtojnë” botën. Dy motrat janë përfshirë në dy industri të ndryshme. Ndërsa Dua ka arritur sukses të jashtëzakonshëm në tregun muzikor ndërkombëtar, Rina është në hapat e duhur në botën e modelimit.


Së fundmi, u bë publik lajmi se Rina arriti të siguronte një marrëveshje si stiliste me Nasty Gal.


Rina Lipa x Nasty Gal solli koleksionin e bukuroshes shqiptare. Por sa e ndihmojnë njëra-tjetrën motrat Lipa.


Rina, e cila është vetëm 18-vjeçe, në një intervistë për “Vogue” rrëfeu se gjithmonë ka veshur rrobat e këngëtares, shkruan Ata.

“Ka ndodhur përpara se Dua të niste karrierën e saj. Unë shkoja dhe i merrja rrobat pasi kemi diferencë prej 5 vitesh. Ndihesha e madhe kur vishja rrobat e saj dhe ndjeja se mund të dilja me miqtë e Duas. Akoma vazhdoj e bëj këtë. Shkoj në gardërobë dhe i them: Këtë ke shumë kohë që nuk e ke veshur, kështu që unë po e marr. Dhe ajo më thotë ‘Ok’. Kjo është dashuria e motrës për ty”, tregoi Rina.

Por ylli i popit nuk i ka ofruar vetëm rrobat e saj, por edhe disa këshilla sesi të paraqitet në sytë e publikut.

“Është një lloj klisheje, por më ka thënë të jem gjithmonë vetvetja. Bëhu ajo që je, pavarësisht se çfarë mendon dikush tjetër. Mendoj se kjo ishte gjëja kryesore. Jo të gjithë do të pëlqejnë, jo të gjithë do të jenë fansat e tu, thjesht ji vetvetja dhe njerëzit e vërtetë do të mbështesin”, u shpreh Rina për këshillat që mori nga Dua.

Etiketa: