Trupat e dy motrave të reja saudite, Rotana dhe Tala Farea, të cilat u gjetën të lidhura së bashku në lumin e Hudson në New York, janë varrosur në Medina në Arabinë Saudite. Lajmin e bën të ditur Arab News.

Trupat e vajzave, që sipas hetimeve të para mund të kenë vrarë veten nga frika e kthimit në atdhe, kanë mbërritur nga Shtetet e Bashkuara në aeroportin e Gedda dghe janë varrosur në varrezën e Al Baqi.

Të dyja motrat, 16 dhe 22 vjeç, së fundmi kishin kërkuar azil politik në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb