TIRANE- Motrat tutore nga Skrapari, Ina dhe Armonela Qama të arrestuara së bashku me Ledian Gjonin dhe Ardit Shmilin për shfrytëzimin e vajzave si prostituta brenda vendit e pastaj drejt Gjermanisë, kanë futur në ‘kurth’ edhe dy vajza të reja, të cilat kishin pak vite që ishin bërë dhe nëna.


Shqiptarja.com, shkruan se autorët kanë shfrytëzuar kushtet e vështira ekonomike të dy vajzave dhe i kanë shfrytëzuar si prostituta në lokale tallavaje në Fier dhe Tiranë.


Sipas prokurorisë dy vajzat e shfrytëzuara janë të martuara dhe më fëmijë.


“Ato janë përdorur si prostituta për një periudhë kohe, ndërkohë që këtë periudhë po planifikohej nga katër personat e arrestuar që ti trafikonin jashtë shtetit, dhe më konkretisht në Kosovë me qëllim sigurimin e përfitimeve më të mëdha”,- thuhet më tej në shkrim.

Mësohet se plani i tyre ka dështuar pas ndërhyrjes së efektivëve të policisë së Tiranës. Motrat tutored he dy djemtë u ndaluan në pikën kufitare të Morinës, teksa tentonin të dërgonin drejt Kosovës dy vajzat.

Vetëm një ditë më parë Gjykata e Tiranës dha masën e sigurisë “arrest në burg” ndaj katër personave të arrestuar. Motrat u mbrojtën duke thënë se ato nuk i kanë shfrytëzuar vajzat, vetëm i kanë ndihmuar, pasi ato vetë u ishin drejtuar për punë.
(ma.ar/BalkanWeb)

Etiketa: