Juventus mbyll serinë e barazimeve 0-0. Në Marasin e zbrazët, për shkak të pezullimit, skuadra e “Zonjës së Vjetër”, i’a doli të merrte një tjetër fitore 3-0, e treta me këtë rezultat.

Një pjesë e parë e ekuilibruar, në të cilën munguan goditjet drejt portave respektive. Por me nisjen e së dytës, ishte Dusan Vlahoviç që “mori prej dore” skuadrën, teksa serbi realizoi dy gola brenda 7 minutave, të parin nga pika e bardhë e penalltisë, duke i dhënë skuadrës bardhezi avantazhin e dyfishtë. Genoa e pati të pamundur të reagonte dhe në fund majde pësoi edhe golin e 3, teksa për miqtë realizoi edhe portugezi Coincecao. Për Geonan e Gilardionos, një javë për t’u harruar, 2 humbje rradhazi në kampionat, si dhe eleminimi në derbi nga Kupa e Italisë.

Ndërkohë i lumtur Motta për rikthimin tek suksesi të ekipit të tij pas 3 javëve, e komentoi kështu fitoren ndaj ish ekipit të tij: Jam i lumtur për fitoren. Pjesa ofensive bëri shumë mirë, sidomos në pjesën e dytë. Jam i kënaqur për Vlahoviç, ai bëri shumë mirë sot. Edhe kur nuk shënonte sërish ai e ndihmonte skuadrën e rëndësishme është që përmirësohet ndeshje pas ndeshje”, theksoi Motta. Me këtë fitore, Juventus arrin të marr përkohësisht kryesimin, me 12 pikë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: