Juventusi humbet shansin për të shkuar në finale e Superkupës së Italisë, paguan për gabimet e veta. Një pjesë e parë e mirë dhe mundësia e humbur për ta mbyllur ndeshjen nuk mjaftojnë që bardhezinjtë ta kalojnë Milanin me sukses në gjysmëfinalen e Superkupës Italiane. Në Rijad përfundoi 2-1 për kuqezinjtë. Nuk ka barazim për “Zonjën e Vjetër”, si rëndom në këtë kampionat, por këtë herë ky nuk është lajm i mirë.
Yildiz ishte më i miri, ndërsa Locatelli prishi gjithçka. Pak dyshime mbi lojtarin më bindës, ishte numri 10 i bardhezinjve, i vlerësuar me notën 7. Goli dhe shumë të tjera ishin në favor të tij. Për ta prishur mbrëmjen, në kuadër të një performance ndryshe bindëse, mendoi Manuel Locatelli, i cili në konferencë për shtyp pranoi gabimin për penalltinë e kthyer në golin e barazimit 1-1 nga Pulisic. Fjalët e Thiago Motta kishin brenda shijen e hidhur. Pa menduar për merkaton, që megjithatë duhet t’i sjellë përforcime mes mbrojtjes dhe sulmit:
“Unë dua ta përmirësoj skuadrën që kam sot, ta përmirësoj edhe veten time. Çdo ditë dikush duhet ta bëjë këtë, sepse iu shërben të gjithëve. Vetëm kështu mund të arrijmë aty ku duam të arrijmë. Sot për sot ka vetëm një mënyrë për të ecur përpara, çdo ditë duhet të kërkojmë diçka më shumë dhe të dëshirojmë të konkurrojmë më mirë. Varet nga ne, pastaj merkatoja tani hapet. Sigurisht do të jemi të vëmendshëm ndaj gjërave që mund të përmirësohen, por unë përqendrohem tek ajo që kam sot. Aty e fokusoj gjithë vëmendjen time. Jam i bindur se mund të përmirësohemi për të konkurruar me një kundërshtar si Milani për 90 minuta, jo vetëm për 75 minuta, si sot. Reagimi nuk duhet të jetë i tillë”.