Thiago Motta, tekniku i Juves komentoi barazimin pa gola ndaj Milanit.
“Jam i kënaqur me punën e bërë, veçanërisht nga pikëpamja mbrojtëse. Ne pranuam pak ose aspak, por është gjithashtu e qartë se ne krijuam relativisht pak në fazën sulmuese. Në përgjithësi ishte një paraqitje e mirë, barazimi na ndihmon të japim vazhdimësi. Pashë një ekip që di të qëndrojë në fushë dhe që di të sillet si i rritur, jam krenar për ekipin tim, duke pasur parasysh edhe situatën që ndodhemi”.
“Krahasimet me sezonin e kaluar nuk ka kuptim, janë situata krejtësisht të ndryshme. Duhet të jemi të kënaqur me atë që kemi bërë deri më tani, por jemi vetëm në fillim. Duhet të vazhdojmë të përmirësohemi, sepse kemi mundësi, megjithatë, rruga është e duhura”.
Thuram- “Ai po rritet shumë, nuk më pëlqen të flas për individë, por sonte pamë një djalë që nëse vazhdon kështu, mund të bëhet shumë, shumë i rëndësishëm. Po flas për të publikisht sepse e njoh mirë, i di vlerat që ka dhe jam i sigurt se do të ketë një karrierë të madhe. Ai gjithmonë dëshiron të bëjë diçka më shumë, ndonjëherë më duhet ta ndaloj dhe t’i them të pushojë…”.
(J.S/BalkanWeb)